EKSKLUZIVE/ Flet për herë të parë për ‘Review’ Luis Meçe: Më gjuajti me thikë 6 herë
Luisi djali 14 vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Review” në Euronews Albania ku tregon se në vendngjarje ka pasur edhe persona të tjerë.
Sipas tij në momentin që Martini u vra nga bashkëmoshatari i tij të pranishëm kanë qenë edhe dy persona të tjerë.
“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djal me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Marinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prap pash që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër. Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën.
Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pash që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë sa njërit ia përplasa kokën te hekuri. Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit”,-tha Luisi.
Sipas Luisit kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë që sipas tij është personi që e ka ngritur.
Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi ai pretendon se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 08:25 Japonia propozon një iniciativë të përbashkët mes vendeve të G7, për grumbullimin e mineraleve kritike
- 08:19 Aksident në hyrje të Gjirokastrës, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën
- 08:09 Këmbimi valutor 16 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:05 Zjarr në një apartament në Vlorë, pasi disa orësh forcat zjarrfikëse neutralizojnë flakët
- 07:35 JD Vance: Trump mund të publikojë para të premtes marrëveshjen për fundin e luftës me Iranin
- 07:24 Karikaturisti rus, kritik i Putinit vritet në Poloni