Ekuador, avioni stërvitor rrëzohet në qytet, humbin jetën dy pilotë ushtarakë
Dy pilotë të Forcave Ajrore Ekuadoriane (FAE) vdiqën të martën kur avioni stërvitor me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një zonë të populluar të komunës La Libertad, në provincën bregdetare të Santa Elena, në jugperëndim të vendit, siç raporton institucioni ushtarak.
Aksidenti ndodhi pasditen e së martës kur avioni i trajnimit bazë i identifikuar si ‘DA 20C1 FAE-1064’, i cili i përket Shkollës së Lartë të Aviacionit Ushtarak ‘Cosme Rennella Barbatto’ (ESMA), pësoi një aksident gjatë kryerjes së një fluturimi udhëzues në komunën e La Libertad. Sipas rrjeteve sociale, avioni u përplas në një rrugë të frekuentuar në La Libertad, madje dhe goditi edhe një automjet që po kalonte në rrugë.
FAE konfirmoi vdekjen e dy anëtarëve të ekuipazhit të avionit, kapitenit Diana Estefanía Ruiz Solís dhe kadetit Juan Andrés Pacheco Ramírez. Gjithashtu, ai bëri me dije se do të formohet një “Bord Hetim i Aksidenteve” për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë. Personeli i institucionit aktualisht po menaxhon procedurat përkatëse ligjore dhe po ofron mbështetjen e nevojshme për familjet e të ndjerit, shtoi burimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur