Lirimi i Berishës, vjen reagimi i parë nga deputetët e PD: Fitorja e Trump…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u lirua nga masa e arrestit shtëpiak pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme këtë të mërkurë. Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila vlerësoi se nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për zbatimin e kësaj mase sigurie.
Pas vendimit të Gjykatës, ka ardhur reagimi i parë nga deputetët në radhët e Partisë Demokratike. Deputeti Agron Gjekmarkaj shkroi përmes një postimi në rrjetet sociale se fitorja e Trump ka mbërritur edhe në Shqipëri.
“Fitorja e Trump arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha! Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë!”, shkruan Gjekmarkaj.
Edhe deputeti Tritan Shehu reagoi përmes një postimi në rrjete sociale, ku tha se e “vërteta vonon, por triumfon”.
“E vërteta mund të vonojë, por del!
Kam qenë i bindur për këtë që prej minutës së parë të zhvillimit të këtij komploti ndaj Berishës dhe demokracisë sonë! Tani na ngelet ta çmontojmë totalisht komplotin, së bashku me regjimin.
Me Berishën të lirë, kudo ku janë shqiptarët! Me shqiptarët në përballje me regjimin.
“Era” e ndryshimit po fryn qartësisht prej përtej Oqeanit drejt Europës… Drejt nesh!
Pranvera po vjen, jo thjesht në kuptimin stinor!”- shkroiShehu.
Sakaq nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, shroi në fb: :Lajmi për rrëzimin e masës së arrestit ndaj Kryetarit të PD është fantastik! Zoti dhe e drejta e tij dhe e jona po triumfon.
PD tani kalon në një stad të ri! Me Sali Berishën në liri është e pamundur të ndalet entuziazmi dhe bindja në fitore. Ndryshimi filloi të vijë…!”
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta