Deklarata e Vuçiç kundër Bashës, Rama: Ishte kurth, në fakt mori hak ndaj meje për aeroportin e Kukësit
Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarja Ilva Tare lidhur me deklaratën e pak ditëve me parë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili teksa komentoi zgjedhjet në Shqipëri u shpreh se pas liderit të opozitës, Lulzim Basha qëndron ish-kryeministri Sali Berisha, tha se kjo deklaratë ishte në fakt një hakmarrje ndaj tij.
Sipas Ramës, deklarata e Vuçiç ishte një kurth për shtetasit e Kosovës dhe në vijë të politikës ekstremiste të Serbisë, pasi duke qenë se Basha vihet nën akuzë nga Vuçiç për shtetasit e Kosovës shihet si hero.
“I dha një pilulë atyre për të marrë një hak të vogël ndaj meje për aeroportin e Kukësit dhe atë ekspozitën atje. E kanë bërë shpesh ata nga Beogradi, identifikimin e njerëzve që i venë më për shtat politikës së tyre si më ekstremiste dhe i stimulojnë. Dhe ata në Kosovë thonë, meqë e shau Vuçiç atë, ai është heroi”, tha kryeministri, duke iu referuar kryedemokratit Basha.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq