Australia ndalon rrjetet sociale, vendimi i Senatit: Stop për fëmijët nën 16 vjeç
Australia do t’u ndalojë fëmijëve nën 16 vjeç përdorimin e rrjeteve sociale, pasi Senati i vendit aprovoi ligjet e posaçme, të konsideruara si më të ashprat në botë.
Ndalimi, që nuk do të hyjë në fuqi para 12 muajsh, parashikon gjobitjen e kompanive teknologjike deri në 32.5 milionë dollarë amerikanë nëse ato nuk u përmbahen ligjeve.
Kryeministri Anthony Albanese deklaroi se legjislacioni duhet për të mbrojtur të miturit nga “lëndimi” online, një shqetësim ky i ngritur edhe nga prindërit e tyre.
Por kritikët thonë se pyetjet e tyre se si do të funksionojë ndalimi dhe se cili do të jetë impakti i tij tek lidhjet sociale kanë mbetur pa përgjigje.
Kjo nuk është përpjekja e parë në botë për kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët, por ajo përfshin limitin më të lartë të moshës të vendosur deri më sot nga ndonjë vend dhe nuk parashikon përjashtime për përdoruesit ekzistues, apo ata që veprojnë me lejen e prindërve.
“Ky është një problem global dhe ne duam që australianët e vegjël të kenë një fëmijëri të sigurt. Duam që edhe prindërit e tyre të jenë të qetë”, deklaroi kryeministri Albanese.
Pas miratimit nga Senati me 34 vota pro dhe 19 kundër, drafti do të kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve, ku qeveria ka mazhorancën dhe ku kthimi i tij në ligj është i garantuar.
Megjithatë, ligji nuk saktëson se cilat platforma do të ndalohen. Këto do të përcaktohen më vonë nga ministri australian i Komunikacionit, i cili do të kërkojë këshilla nga ekspertët dhe entet përgjegjëse që do të ekzekutojnë ligjin.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës