Zbulohet shtëpi bari në Vaun e Dejës, arrestohet elektricisti i zonës

29 Nëntor 2024 | 10:20

Policia e Shkodrës ka zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave në zonë e Vaut të Dejës.

Në kuadër të operacionit të koaduar “Godina” janë gjetur brena një godine të braktisur  prej vitesh (pronë publike) të përshtatur për kultivimi të lëndëve narkotike 578 fidanë të dyshuar si cannabis sativa në kubikë dhe në vazo si dhe 103 llamba elektrike që shërbenin për realizmin e kësaj veprimtarie kriminale.

Në pranga u vu elektricisti i zonës dhe u proceduan penalisht tre pjesëtarë të grupit të punës së OSHEE-së që mbulojnë  zonën.

“Gjatë kontrollit në godinën e braktisur, një nga ambientet e kësaj godine ishte përshtatur për kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, ku në brendësi të këtij ambienti janë gjetur  578 fidanë të dyshuara  cannabis sativa në kubikë dhe në vazo si dhe 103 llamba elektrike e pajisje të tjera elektrike që shërbenin për realizmin  kësaj veprimtarie kriminale. Në vijim të veprimeve  u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në Laç, elektricisti i zonës,   dhe u proceduan  penalisht në gjendje të lirë shtetasit J. D., 41 vjeç, banues në Fushë- Arrëz, I. M., 32 vjeç, banues në Shkodër dhe A. B., 32 vjeç, banues në fshatin Hajmel, (grup i punës i OSHEE-së që mbulon zonën)  për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja  e energjisë elektrike””, bëri me dije policia.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026