Digjet fabrika e këpucëve në Kurbin, zjarrfikësit 4 orë në luftë me flakët

30 Nëntor 2024 | 14:27

Një fabrikë këpucësh në Shullaz të Kurbinit, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e datës 29 nëntor. Nga zjarri nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Ishte roja i biznesit i cili ka konstatuar zjarrin dhe ka lajmëruar menjëherë Shërbimin Zjarrfikës dhe Policinë. Fillimisht në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit e Kurbinit, por situate doli jashtë kontrollit dhe u kërkua ndihmë nga zjarrfikësit e Lezhës, Kurbinit, Tiranës dhe Kamzës te cilët ndihmuan në shuarjen e flakëve dhe shmangien e rrezikut për zonën e banuar aty pranë.

Për shkak edhe të erës së fortë operacioni ishte mjaft i vështire, ndërsa për të garantuar sigurinë policia bllokoi rrugën e vjetër Laç-Milot.

Pas shuarjes së flakëve nisi dhe përllogaritja e dëmeve të cilat janë të konsiderueshme, pasi njëra nga magazinat me vajta dhe lëndë të parë për prodhimin e këpucëve është shkrumbuar plotësisht. Po ashtu, grupi hetimor po kryen veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim, zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij zjarri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026