Siri, rebelët dhe aleatët e tyre marrin nën kontroll pjesën më të madhe të Alepos

30 Nëntor 2024 | 16:14

Luftëtarët rebelë sirianë kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Alepos, qyteti më i madh i Sirisië, për herë të parë që nga viti 2016, njoftoi të shtunën një grup që monitoron luftën në Siri, ndërkohë që përleshjet vazhdojnë, pasi forcat qeveritare dhe avionët luftarakë rusë po kryejnë sulme ajrore në pjesë të ndryshme të qytetit.

Monitoruesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, që ka mbikqyrës në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta, tha të shtunënn se Hayat Tahrir al-Sham, një aleance xhihadiste e udhëhequr nga ish-dega e Al-Kaidës në Siri dhe fraksione aleate kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të qytetit, objekteve qeveritare dhe burgjeve.

“Guvernatori i Alepos dhe drejtuesit e policisë dhe degëve të sigurisë u tërhoqën nga qendra e qytetit dhe forcat e regjimit u larguan nga qyteti në zonën Al-Safirah”, shtoi grupi monitories.

Kjo shënoi herën e parë që qyteti sulmohej nga forcat rebele që nga viti 2016, kur ata u dëbuan nga lagjet lindore të Alepos pas një fushate të ashpër ushtarake, gjatë së cilës forcat qeveritare siriane u mbështetën nga Rusia, Irani dhe grupet aleate të saj.

Një tjetër dëshmitar në Alepo, i cili po ashtu nuk pranoi të identifikohej për arsye sigurie, tha se luftimet kanë detyruar mijëra banorë të largohen drejt zonave më të sigurta të qytetit.

Përparimi i kryengritësve në Alepo pasoi një ofensivë të madhe, që ata filluan të mërkurën, ku mijëra luftëtarë u futen nëpër fshatra dhe qytete në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Monitoruesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha të premten se 277 njerëz kanë mbetur të vrarë nga përleshjet që prej së mërkurës, shumica e tyre rebele dhe ushtrarë sirianë.

David Carden, zëvendës koordinatori humanitar rajonal i OKB-së për krizën në Siri, tha të premten se në luftime ishin vrarë të paktën 27 civilë, mes tyre fëmijë.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se aeroporti i qytetit është mbyllur dhe të gjitha fluturimet janë pezulluar. Të premten, dy spitalet kryesore publike të Aleppos thuhet se ishin plot me pacientë ndërsa shumë objekte private u mbyllën, tha OCHA.

Në postimet e mediave sociale, kryengritësit u fotografuan jashtë Citadelës së Aleppo, pallati mesjetar në qendër të qytetit të vjetër dhe një nga më të mëdhenjtë në botë. Në videot e celularëve, ata regjistruan veten duke biseduar me banorët që vizituan në shtëpi, duke kërkuar t’i siguronin ata se nuk do të shkaktonin asnjë dëm.

Administrata siriane e udhëhequr nga kurdët në lindje të vendit tha se rreth 3,000 njerëz, shumica prej tyre studentë, kishin mbërritur në zonat e tyre pasi u larguan nga luftimet në Aleppo, i cili ka një popullsi të konsiderueshme kurde.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026