Zelensky: Duam armë dhe garanci nga NATO përpara negociatave me Rusinë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë dhe garanci sigurie nga NATO përpara se të fillojë negociatat me Rusinë, për t’i dhënë fund luftës që ka nisur në shkurt të vitit 2022.
Deklarata e Zelenskyt erdhi pas një takimi në Kiev me kreun e ri të diplomacisë së BE-së, Kaja Kals, dhe presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa. Vizita e tyre simbolike përkon me tensione të larta midis Moskës dhe Perëndimit, pas sulmeve të fundit të Ukrainës në territorin rus dhe kërcënimeve nga Rusia për përdorimin e armëve bërthamore.
Zelensky theksoi se Ukraina ka nevojë për një numër të mjaftueshëm armësh me rreze të gjatë dhe lloje të tjera për të përballuar agresionin rus. Përveç armëve, ai kërkoi një hap të qartë përpara në procesin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO
“Ftesa e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n është e nevojshme për mbijetesën tonë,” theksoi ai, ndërsa Moska pohon se e nisi pushtimin e saj kryesisht për të bllokuar një afrim midis Kievit dhe NATO-s.
Ai gjithashtu vuri në dukje nevojën që SHBA dhe aleatët e tjerë të bindin qytetarët “mosbesues” në Evropë për rëndësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Lufta në Ukrainë vazhdon të jetë një nga sfidat më të mëdha të sigurisë globale.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)