Shefi i Inteligjencës Gjermane: NATO mund të aktivizojë Nenin 5 ndaj Rusisë

28 Nëntor 2024 | 14:16

Taktikat e luftës hibride të Rusisë kundër Perëndimit mund të çojnë në aktivizimin e Nenit 5 të NATO-s. Kështu ka paralajmëruar shefi i inteligjencës gjermane, Bruno Kahl, i cili theksoi se Rusia mund të shtojë sulmet e saj hibride, që mund të variojnë nga aktet fizike të sabotazhit, si zjarrvënia, deri te sulmet kibernetike dhe fushatat e dezinformimit.

Neni 5 i NATO-s është një angazhim politik nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës për t’i ardhur në ndihmë çdo anëtari, në rast se sovraniteti ose territori i tij sulmohet. Pra, nëse një shtet anëtar i NATO-s sulmohet, të gjithë shtetet e tjera të Aleancës janë të detyruara të ndihmojnë dhe të hyjnë në luftë për të.

Kahl shtoi se një analizë e inteligjencës gjermane sugjeron se ministria ruse e mbrojtjes dyshon nëse Neni 5 do të përdoret në fakt në rast të një sulmi ndaj një shteti anëtar të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi në fillim të këtij muaji se Moska po realizon “një fushatë intensifikimi të sulmeve hibride” ndaj objektivave perëndimore. Ai tha se vija e parë e luftës së Rusisë në Ukrainë është shtrirë në rajonin e Balltikut dhe në të gjithë Evropën.

Dy kabllo komunikimi nënujor që kalonin midis Gjermanisë dhe Finlandës në Detin Baltik u prenë javën e kaluar, një akt që Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e quajti “aksion hibrid”, megjithëse fajtori nuk është identifikuar ende. Po ashtu, ka pasur një rritje të sulmeve me zjarrvënie në të gjithë Evropën dhe një shtim të sulmeve kibernetike, me aktorë rusë që besohet se janë përgjegjës. Megjithatë, Kremlini ka mohuar vazhdimisht çdo përgjegjësi për këto incidente.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026