“Do godasim në zemër të Kievit” Paralajmërimi i Putin: Hakmarrje për raketat e huaja
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se sulmet ruse me raketa dhe dronë të kryer gjatë natës ndaj impianteve energjetike të Ukrainës ishin një përgjigje ndaj përdorimit të raketave amerikane dhe britanike nga Kievi.
Në fjalën e tij, Putin paralajmëroi se do të godasë edhe “qendrat vendimmarrëse” të Ukrainës me raketat e reja balistike ruse, për të cilat dha një sërë detajesh.
“Vendi ynë prodhon 10 herë më shumë raketa se të gjitha vendet e NATO-s të marra së bashku dhe në vitin 2025 prodhimi i raketave me rreze të gjatë veprimi do të rritet me 25 deri në 30 për qind”, tha Putin.
Shefi i Kremlinit tha gjithashtu se Rusia ka sisteme të tjera raketore të ngjashme me atë “Oreshnik”, që u përdor javën e kaluar për të sulmuar Ukrainën.
“Dhe në rast të një përdorimi masiv të raketave “Oreshnik” në një sulm të vetëm, fuqia e tyre do të jetë e krahasueshme me atë të armëve bërthamore”, ka theksuar Putin.
Pas sulmeve më të fundit ndaj impianteve energjetike, të ndodhura natën mes së mërkurës dhe së enjtes, mbi 1 milionë ukrainas kanë mbetur pa elektricitet. Presidenti Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin një “përshkallëzim burracak”.
Ndërkohë, në kuadër të përpjekjeve të tij për t’i dhënë fund luftës, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka emëruar gjeneralin në pension, Keith Kellog, një besnik i tij, si ndërmjetës mes Kievit dhe Moskës.
“Së bashku do ta bëjmë botën sërish të sigurt”, deklaroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës