Nuk deklaruan 18 mijë franga dhe 9 mijë euro në kufi, procedohen dy të rinjtë
2 Dhjetor 2024 |
12:06
Dy shtetas kosovarë janë vënë nën hetim pas një kontrolli nga Policia Kufitare në pikën e kalimit të Morinës. Ata po hetohen për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Shtetasit E. H., 22 vjeç dhe D. H., 32 vjeç, të dy banues në Kosovë, nuk kanë deklaruar një shumë të konsiderueshme parash gjatë kalimit të kufirit. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volksëagen”, të drejtuar nga E. H., Policia Kufitare gjeti 18,000 franga zvicerane dhe 9,150 euro, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Pas ngjarjes, materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta