Nominimet për çmimet OSCAR, kryeson filmi ‘Mank’, nata e madhe transmetohet online në 25 prill

21 Prill 2021 | 12:45

Të dielën në mbrëmje e gjithë vëmendja e artdashësve do të jetë në platformat online për të ndjekur natën e madhe të ndarjes së çmimeve OSCAR.

Filmi i Netflix ‘Mank’ kryeson me plot 10 nomimine, duke përfshirë kategoritë filmi më i mirë, David Fincher si regjisori më i mirë, Gary Oldman, aktori më i mirë dhe Amanda Seyfried si aktorja më e mirë mbështetëse.

 “Askush nuk i ka parë këto filma në kinema. Në përgjithësi, në të kaluarën, Hollywood ka manifestuar idenë e përvojës së teatrit, një grup njerëzish që ndajnë një përvojë filmike në teatër, duke qeshur, duke qarë, duke u trembur së bashku. Filmat e këtij viti nuk janë asgjë si më parë,” – tha Jonathan Kuntz, historian i Hollywood dhe pedagog në Shkollën UCLA të Filmit.

Filmi, ‘Sound of Metal’ është nominuar në gjashtë kategori përfshirë filmi më i mirë, ndërsa aktori Riz Ahmed është nominuar për çmimin aktori më i mirë protagonist.

Anthony Hopkins është nominuar po ashtu në kategorinë aktori më i mirë për rolin e tij në filmin ‘The Father’, një histori rënqethëse e një babai që nis të humb kujtesën. Aktorja Olivia Colman është nominuar si aktorja më e mirë mbështetëse.

“Judas and the Black Messiah”, është nominuar në gjashtë kategori. Filmi me buxhet të reduktuar Minari garon për nominimet regjisori më i mirë, aktori më i mirë. “Nomadland” filmi i regjisores Chloé Zhao nominohet në gjashtë kategori përfshirë Best picture apo edhe aktori dhe regjisori më i mirë.

Por cilët do të jenë triumfuesit, duhet të presim të dielën e 25 prillit ku vëmendja do të jetë në Los Angeles.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026