Osmani takon presidentin e ri të KE-së, diskutohen “dëshmitë për lidhjet e Serbisë”

4 Dhjetor 2024 | 14:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ia ka prezantuar presidentit të ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, “dëshmitë për lidhjet e Serbisë” me sulmin e 29 nëntorit në Zubin Potok dhe të sulmit të armatosur që ndodhi vitin e kaluar në Zveçan.

Osmani u takua me zyrtarin e lartë evropian në Bruksel dhe i tha atij se sulmi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin Potokut, “kishte për qëllim që të linte një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës pa ujë, pa energji elektrike, pa ngrohje dhe me pengesa në sistemin e telekomunikimit”.

Osmani foli edhe për Millan Radoiçiqin, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Sipas Osmanit, ai është personi që po zbaton “urdhrat e Beogradit zyrtar për sulme ndaj Kosovës”, duke thënë se ai vazhdon të jetë i lirë “dhe kjo dëshmon mungesën e gatishmërisë së Serbisë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për aktet e agresionit ndaj Kosovës”.

Në takimin me Costa-n, Osmani kërkoi bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar për hetimin e sulmit në Varragë të Zubin Potokut.

Është shumë me rëndësi, që përveç hetimit, puna jonë e përbashkët të fokusohet edhe në parandalimin e sulmeve të reja”, tha Presidentja.

Osmani dhe Costa po ashtu kanë folur edhe për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetje për aplikimin e Kosovës që të marrë statusin e vendit kandidat dhe heqjen e masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026