Lojtarët e Man United refuzuan të vendosin shiritin pro-LGBTQ+ përpara ndeshjes

4 Dhjetor 2024 | 15:45

Lojtarët e Manchester United kanë refuzuar të vendosin shiritin pro-LGBTQ+ përpara ndeshjes ndaj Evertonit të dielën e kaluar.

Vendimi i lojtarëve të ekipit erdhi pas refuzimit të Nouassir Mazraoui për t’u bashkuar me këtë iniciativë.

Mazraoui, sipas raporteve, ka shprehur se besimi i tij mysliman ishte arsyeja për të mos marrë pjesë në nismën, duke bërë që shokët e tij të skuadrës të mos veshin shirita të tillë, në mënyrë që ai të mos dukej si i vetmi që nuk e mbështeti kauzën. Kjo ka ndodhur pas refuzimit të kapitenit të Ipsëich, Sam Morsy, i cili gjithashtu ka cituar besimin e tij mysliman si arsyen për të mos marrë pjesë në fushatën “Rainboë Laces” të Premier League.

Në një deklaratë për “The Athletic”, Manchester United theksoi se mirëpret tifozët nga të gjitha grupet dhe prejardhjet, përfshirë ata të komunitetit LGBTQ+, dhe është angazhuar për diversitetin dhe përfshirjen. Sidoqoftë, klubi theksoi gjithashtu se lojtarët kanë të drejtë të kenë mendimet e tyre të pavarura, veçanërisht kur bëhet fjalë për besimet e tyre, dhe këto mund të ndryshojnë nga pozita e klubit.

“Manchester United mirëpret tifozët nga të gjitha prejardhjet, përfshirë anëtarët e komunitetit LGBTQ+, dhe ne jemi fuqimisht të angazhuar për diversitetin dhe përfshirjen. Këto vlera shprehen përmes aktiviteteve të ndryshme, përfshirë mbështetje për grupin tonë të tifozëve ‘Rainboë Devils’ dhe fushatat që promovojnë përfshirjen e tifozëve LGBTQ+ dhe luftimin e çdo forme diskriminimi. Lojtarët kanë të drejtë të kenë mendimet e tyre personale, sidomos në lidhje me besimin e tyre, dhe këto mund të jenë të ndryshme nga pozita e klubit,” tha klubi.

Manchester United ka mbështetur fushatën “Rainboë Laces” në sezonet e kaluara dhe në këtë sezon, me Bruno Fernandes që ka veshur shiritin me ngjyrat e ylberit. Po ashtu, një video është postuar në faqen e klubit, ku Harry Maguire dhe Jonny Evans flasin me anëtarët e grupit të tifozëve “Rainbow Devils”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026