Presidenti i Koresë së Jugut kërkon falje për shpalljen e gjendjes së luftës
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka kërkuar falje, por nuk ka dhënë dorëheqje lidhur me vendimin e tij për shpalljen e gjendjes së luftës, teksa protestuesit u mblodhën jashtë Parlamentit para një votimi të rëndësishëm për shkarkimin e presidentit më 7 dhjetor.
Yoon tronditi vendin dhe komunitetin ndërkombëtar mbrëmjen e së martës kur njoftoi për shpalljen e gjendjes së luftës. Kjo ishte hera e parë në më shumë se katër dekada që u shpall gjendje e luftës në këtë shtet dhe pas njoftimit të presidentit, trupat dhe helikopterët u dislokuan në Parlament.
Por, ligjvënësit arritën të votonin për ta shfuqizuar dekretin, duke e detyruar Yoonin që ta tërheqë vendimin mëngjesin e së mërkurës.
“Shpallja e gjendjes së luftës erdhi nga dëshpërimi im si president”, tha ai gjatë një adresimi televiziv, që është adresimi i tij i parë drejtuar publikut, që kur e futi shtetin në një kaos politik.
“Kam shkaktuar ankth dhe shqetësim te publiku. Sinqerisht, ju kërkoj falje”, tha ai.
Opozita dhe pjesëtarë të rëndësishëm të partisë së tij i kanë bërë thirrje presidentit që të japë dorëheqje dhe Parlamenti pritet të votojë më vonë gjatë së shtunës për shkarkimin e tij, edhe pse udhëheqësi i opozitës, Lee Jae-myung, tha për AFP-në se është e paqartë nëse mocioni do të kalojë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset