Shefi i NATO pret të punojë me Trump për kërcënimet nga Rusia dhe Koreja e veriut
Shefi i NATO-s Mark Rutte mbajti këtë të enjte një prononcim për media në lidhje me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Në deklaratën e bërë përpara nisjes së samitit të liderëve evropianë në Budapest, Rutte u ndal te kërcënimet me të cilat ndeshet sot aleanca euro-atlantike.
Duke iu referuar përfshirjes së Koresë së Veriut në luftën në Ukrainë dhe dërgimit të teknologjisë ruse në Korenë e Veriut, Rutte theksoi se ai “mezi pret të ulet me Donald Trump” për të shqyrtuar këto kërcënime kolektive.
Ai shtoi se partneriteti midis Moskës dhe Phenianit përbën “një kërcënim jo vetëm për pjesën evropiane të NATO-s, por edhe për territorin e SHBA-së”.
Në fund të muajit të kaluar, NATO tha për herë të parë se trupat e Koresë së Veriut ishin vendosur në Rusi , diçka që blloku i sigurisë e ka quajtur një “përshkallëzim të rëndësishëm të konfliktit”.
Me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, qasja e tij mbi çështjet e sigurisë pritet të jetë vendimtare mbi vijueshmërinë e konflikteve dhe përballjen e aleancës së NATO ndaj sfidave të sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë