Arrestohen 50 protestues në Gjeorgji, policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës
Gjatë natës së nëntë të protestave në Gjeorgji, policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës dhe ndërhyri me njësi speciale për qetësimin e protestave dhe demonstruesit përsëri gjuajtën fishekzjarrë në drejtim të policisë, shkruan gazeta “Georgia Today”.
Demonstruesit po lëviznin rreth qendrës së qytetit, sipas gazetës gjeorgjiane.
Policia gjeorgjiane njoftoi se 48 persona u arrestuan për mosbindje dhe vandalizëm, ndërsa dy të tjerë u arrestuan me akuzën e pjesëmarrjes në grupe të dhunshme, raportoi Interfax.
Mes të arrestuarve është edhe një shtetas i huaj, i lindur në vitin 1997.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë, gjatë protestës ka pasur edhe sulme ndaj punonjësve të policisë me mjete piroteknike, gurë dhe sende të ndryshme.
Një polic ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes.
Që nga fillimi i protestës, në kuadër të hetimeve për aktet e dhunshme të kryera gjatë protestës janë ndaluar gjithsej 28 persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta