U rrah deri sa humbi ndjenjat, lideri opozitar në Gjeorgji pritet dalë në Gjykatë
Një lider opozitar gjeorgjian, i cili u rrah derisa i humbi ndjenjat gjatë arrestimit nga policia, është duke e marrë veten dhe pritet të marrë pjesë në një seancë dëgjimore në gjykatë, tha avokati i tij të enjten.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar fuqishëm përdorimin e dhunës nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, kundër njerëzve që po protestojnë për ta kundërshtuar vendimin e Qeverisë për pezullimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Nika Gvaramia, lideri i partisë Akhali, pjesë e Koalicionit për Ndryshim, u arrestua të mërkurën nga policia gjatë bastisjeve që autoritetet i kryen në selitë qendrore të partive opozitare në Tbilisi.
Gvaramia u godit në stomak pandërprerë derisa i humbi ndjenjat dhe u tërhoq zvarrë brenda një furgoni policie.
Avokati i tij, Dito Sadzaglishvili, tha të enjten se gjendja shëndetësore e liderit opozitar është e “kënaqshme”. Sadzaglishvili tha se Gvaramia u arrestua për “huliganizëm dhe për shpërfillje të urdhrave policore”, ndërsa seanca gjyqësore për rastin e tij pritet të mbahen brenda 48 orëve nga arrestimi i tij.
Edhe një pjesëtar tjetër i rëndësishëm nga Koalicioni për Ndryshim, Gela Khasaia, u dërgua nga paraburgim gjatë bastisjeve policore.
Sekretari amerikan i Shtetit, antony Blinken, e paralajmëroi Qeverinë gjeorgjiane t’i ndalë “taktikat shtypëse, përfshirë arrestimet arbitrare dhe dhunën fizike” gjatë protestave masive.
“Shtetet e Bashkuara e dënojnë fuqishëm dhunën brutale dhe të pajustifikueshëm të Ëndrrës Gjeorgjiane kundër qytetarëve gjeorgjianë, protestuesve, pjesëtarëve të mediave dhe figurave opozitare”, tha Blinken.
Në korrik, Shtetet e Bashkuara i pezulluan më shumë se 95 milionë dollarëve ndihmë për Qeverinë gjeorgjiane.
Gjeorgjia është tronditur nga protestat prej kur partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, njoftoi javën e kaluar se do t’i pezullojë bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Pavarësisht protestave në rritje, kryeministri Irakli Kobakhidze nuk ka pranuar të zmbrapset dhe ka kërcënuar se do t’i ndëshkojë kundërshtarët politikë, të cilët i akuzon për dhunën që ka ndodhur gjatë protestave.
Avokati i popullit i Gjeorgjisë e akuzoi policinë për torturimin e protestuesve pro-BE-së. Levan Loseliani, roli i të cilit është t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve, tha se ai dhe zyrtarët e tij janë takuar me njerëz që janë “trajtuar ashpër” nga policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj