Përgjimet e Sky ECC në Greqi, trafikanti shqiptar furnizonte me drogë policin grek
Bisedat në aplikacionet Sky ECC dhe EnchroChat kanë zbuluar aktivitetin e paligjshëm të grupeve kriminale në Greqi ku mes tyre ka edhe shqiptarë.
Një 45-vjeçari shqiptar i dënuar në shtetin fqinj për kokainë komunikonte me një ish-oficer të anti-drogës në Athinë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin për trafik droge.
Ndër të tjera ky i fundit i kërkon 10 kg kokainë për një të afërmin e tij, ndërsa për një shtetas grek i thotë se donte 100 kg marijuanë në muaj.
Nga bisedat e transkriptuara kuptohet se Sandër Pemaj edhe pse i arrestuar, nga qelia kontrollonte aktivitetin e paligjshëm jashtë.
Referuar kësaj dosje, është zbuluar edhe veprimtaria e Aleksandër Sadikajt i cili u vra në Tiranë në një atentat me eksploziv.
Sadikaj vetëm në dy raste brenda një muaj ka arritur të trafikojë një sasi prej 295 kg marijuanë.
Tashmë autoritetet greke kanë në dorë komunikimet e Sky ECC dhe EnchroChat dhe pritet të ketë edhe arrestime të tjera.
Ndërkohë policia greke njoftoi arrestimin e 24 personave mes tyre 14 shqiptar si dhe shpalljen në kërkim të 7 të tjerëve. Ata akuzohen për trafikimin e rreth 2 ton marijuanë dhe mbi 43 kg kokainë.
Si pasojë e transkriptimit të bisedave në aplikacionet Sky ECC dhe EnchroChat u zbardhë disa ngjarje kriminale përfshirë edhe përfshirë përplasjen mes dy grupeve shqiptare kriminale me aktivitet në Greqi atë të Ari Papës dhe Aleksandër Sadikajt.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagosen 4 persona (VIDEO)
Raporti i BERZH: Vajzat shqiptare kalojnë djemtë në rezultatet e larta në matematikë
OBSH ngre alarm për aksesin e pabarabartë në gjak të sigurt
- 18:04 Irani njofton negociata të mëtejshme në Zvicër për marrëveshjen, Pezeshkian: Teherani doli fitues
- 17:55 Marc Cucurella largohet nga Chelsea, nënshkruan kontratë 6-vjeçare me Real Madridin
- 17:54 Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë për Ukrainën?
- 17:49 Marrëveshja SHBA-Iran ul ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet globale
- 17:39 Vance: Fond rindërtimi prej 300 miliardë dollarësh për Iranin, vetëm nëse përmbush disa kushte
- 17:37 Sot dita e 16-të e protestës, qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë