Republika Domenikane sekuestron 9.5 tonë kokainë në një ngarkesë me banane
7 Dhjetor 2024 |
15:18
Autoritetet e Republikës Domenikane njoftuan se kapën pothuajse 9.5 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë banane, e cila u vlerësua si kapja më e madhe e drogës në historinë e vendit, shkruan “Guardian”.
Kokaina, me vlerë 250 milionë dollarë, u gjet në një ngarkesë që mbërriti në një kompleks portual të madh pranë Santiagos.
Ngarkesa u dërgua nga Guatemala dhe supozohej të mbërrinte në Belgjikë, tha zëdhënësi i Divizionit të Narkotikëve, Carlos Devers.
Në lidhje me konfiskimin janë arrestuar dhjetë të dyshuar.
Kjo sekuestro vendosi një rekord të ri, duke tejkaluar atë të mëparshëm të vitit 2006, kur u sekuestruan 2.6 ton kokainë.
Autoritetet Domenikane sekuestruan pothuajse 47 tonë lëndë narkotike këtë vit.
Lajme të Sugjeruara
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq