KE: Rritet mbi 100 për qind numri i kërkesave të pabaza për azil nga Kosova

9 Dhjetor 2024 | 17:13

Komisioni Evropian (KE) ka tërhequr vërejtjen të hënën se në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian ka rritje të madhe të numrit të kërkesave të pabaza për azil nga shtetasit e Kosovës, në vitin e parë pas heqjes së regjimit të vizave.

Megjithatë, Kosova në përgjithësi vazhdon t’i përmbush kriteret për liberalizimin e vizave, tha KE-ja në raportin e fundit të saj në kuadër të “mekanizmave për suspendimin e liberalizimit të vizave”.

Komisioni Evropian përpilon raporte të tilla për të gjitha vendet që gëzojnë liberalizimin e vizave për të parë nëse ka nevojë që të shqyrtohen mundësia e rivendosjes së regjimit të vizave.

Kjo është hera e parë që Kosova përfshihet në një raport të tillë prej kur BE-ja i hoqi vizat për qytetarët e Kosovës më 1 janari i këtij viti.

Nga janari deri në korrik të këtij viti, mesatarisht mbi 550 kosovarë kanë kërkuar azil në vendet e Evropës çdo muaj.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë se mesatarja në gjashtë vjetët e kaluar.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026