Zelensky: Vetëm vendosmëria mund t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë

10 Dhjetor 2024 | 20:28

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski deklaroi të martën se “vetëm vendosmëria” mund t’i jap fund luftës së Rusisë në Ukrainë dhe të sjellë paqe të qëndrueshme.

Disa ditë pas bisedimeve me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zoti Zelenski tha se puna e përbashkët për t’i dhënë fund luftës është përparësia e tij kryesore dhe ai shprehu mirënjohjen ndaj zotit Trump, për siç u shpreh vendosmërinë e tij të fortë për një përfundim të drejtë luftës.”

Udhëheqësi ukrainas tha më tej se i kishte thënë zotit Trump se presidenti rus Vladimir Putin “i frikësohet vetëm atij dhe ndoshta Kinës”.

“Ne e dimë se Amerika ka kapacitetin për të realizuar gjëra të jashtëzakonshme, që të tjerët nuk kanë mundur t’i arrijnë”, thuhet në një postim të zotit Zelenski në rrjetin social X. “Për të pasur sukses në përfundimin e kësaj lufte, ne kemi nevojë për unitet të Amerikës, Evropës dhe gjithë të tjerëve në botë, që vlerësojnë sigurinë dhe mund të japin garanci të forta për paqen.”

Komentet e Presidentit Zelenski vijnë mes pyetjeve në rritje lidhur me nivelin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Ukrainën ndërsa Uashingtoni përgatitet për fillimin e mandatit të ri të Presidentit të zgjedhur Donald Trump muajin e ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara gjatë administratës së Presidentit Biden kanë udhëhequr përpjekjet për sigurimin e miliarda dollarëve në ndihma ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë municione dhe armë të mbrojtjes ajrore për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.

Zoti Trump tha pas takimit me zotin Zelenski të dielën se duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe fillim të negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026