Irani për rënien e Assad: Plan amerikano-izraelit, u ndihmuan nga një shtet fqinj

11 Dhjetor 2024 | 12:41

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka reaguar ndaj rënies së regjimit të Bashar al-Assad në Siri, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për përfshirje në një plan të koordinuar për të rrëzuar qeverinë siriane. Në një deklaratë për televizionin shtetëror, Khamenei tha: “Nuk duhet të ketë dyshim se ajo që ka ndodhur në Siri është rezultat i një plani të përbashkët amerikan dhe sionist.”

Ai theksoi se Irani ka prova për këtë dhe këto prova janë të pakundërshtueshme, duke sugjeruar se këto veprime janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të minuar ndikimin iranian në Lindjen e Mesme.

Khamenei gjithashtu nënvizoi përfshirjen e një vendi fqinj të Sirisë, pa e identifikuar konkretisht. “Një shtet fqinj i Sirisë ka luajtur një rol të qartë në këtë çështje dhe vazhdon ta bëjë këtë. Të gjithë mund ta shohin këtë”, tha ai, duke aluduar shumë mundësisht në Turqinë, e cila ka mbështetur rebelët kundër Assadit gjatë konfliktit.

Rënia e regjimit të Assad erdhi pas një ofensive të papritur nga forcat rebele që filluan në fund të nëntorit, duke i mundur forcat siriane dhe duke pushtuar disa qytete të mëdha, përfshirë Alepon, Homsin dhe Damaskun. Ushtria siriane u shpërbë dhe Assad u detyrua të largohej drejt Moskës.

Përmbysja e tij është parë si një goditje e rëndë ndaj aleancës të “Boshtit të Rezistencës”, një koalicion të udhëhequr nga Irani, i cili kundërshton ndikimin e Izraelit dhe të SHBA-së në rajon.

Irani ka investuar miliarda dollarë për të mbështetur regjimin e Assad gjatë luftës civile siriane, e cila ka shpërthyer në vitin 2011, dhe ka dislokuar Forcat e tij Revolucionare për ta mbajtur Assadin në pushtet.

Pas rënies së regjimit të Assad, Irani ka bërë thirrje për vazhdimin e marrëdhënieve me Damaskun dhe ka theksuar nevojën për një qeveri gjithëpërfshirëse në Siri që do të përfaqësojë të gjitha segmentet e shoqërisë siriane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026