“Na akuzojnë se po bllokojmë SPAK”, Rama: Pa PS nuk do kishte reformë në drejtësi

11 Dhjetor 2024 | 17:31

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim të nivelit të lartë me ambasadorë të akredituar në Tiranë për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsioni.

Rama iu përgjigj akuzave për përpjekje të bllokimit të SPAK dhe reformës në drejtësi përmes Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafaj, duke theksuar se forca e vetme që bëri të mundur reformën në drejtësi është PS.

“Kemi dëgjuar akuza të tilla se kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi dhe kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe forca që angazhohen për të dalë menjëherë në mbrojtje.

PS forca që qeveris vendin prej 2013 është forca udhëheqëse e reformës në drejtësi dhe pa bindjen absolute dhe vullnetin e hekurt të PS jo Amerika, jo Europa po të gjithë të tjerët të bëhen bashkë nuk do bënin dot të mundur këtë reformë. Pa diskutim që pa mbështetjen e aleatëve strategjikë kjo reformë do kishte pasur një rrugë tjetër dhe do ishte e pamundur, por kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë se ne nuk kemi kohë për të humbur.  Që Shqipëria të anëtarësohet në BE duhet të performojnë me të njëjtën shpejtësi 157 institucione të vendit që kanë detyra specifike”, tha Rama.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026