SHBA paralajmëron përdorimin e raketës së dytë supersonike ruse në Ukrainë
Rusia mund të lëshojë një raketë të dytë balistike supersonike në Ukrainë në ditët në vijim, por SHBA nuk beson se kjo do të ndryshojë ndjeshëm situatën në luftë, deklaroi një zyrtar amerikan.
Raketa e parë “Oreshnik” u lëshua në Dnipro më 21 nëntor, si kundërpërgjigje ndaj sulmit ukrainas në territorin rus të furnizuara nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Sipas zyrtarëve amerikanë, raketa ruse ka si qëllim kryesor të intensifikojë luftën dhe presionin mbi Ukrainën.
“Ne vlerësojmë se Oreshnik nuk do të ndryshojë ndjeshëm situatën në fushën e betejës, por vetëm një përpjekje tjetër e Rusisë për të terrorizuar Ukrainën”, tha zyrtari amerikan.
Rusia nuk i komentoi akuzat, por Presidenti Vladimir Putin tha se raketa do të përdoret për të goditur “qendrat vendimmarrëse” në Kiev nëse Ukraina vazhdon të sulmojë me armë me rreze të gjata.
Putin pretendon se raketa supersonike ka fuqi shkatërruese të krahasueshme me armët bërthamore, por zyrtarët amerikanë e minimizuan fuqinë e këtyre armëve duke e quajtur “eksperimentale”.
Disa zyrtarë rusë dhe perëndimorë thonë se lufta po hyn në fazën e saj përfundimtare, ndërsa presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i cili merr detyrën në janar 2025, ka bërë thirrje për armëpushim dhe negociata, duke ngritur pikëpyetje mbi mbështetjen amerikane për Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta