VIDEO| Momenti kur raketa ruse godet tregun e populluar me civilë në Ukrainë

6 Shtator 2023 | 16:20

Të paktën 16 persona janë vrarë në një sulm me raketa në qytetin ukrainas të Kostyantynivka.

Presidenti Volodymyr Zelensky, i cili fajësoi Rusinë, tha se të vrarët ishin “njerëz tq pafajshëm që nuk bënë asgjë të keqe” – dhe paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet.

Kostyantynivka, në rajonin lindor të Donetskut, është afër vijës së frontit me Rusinë.

“Kjo e keqe ruse duhet të mposhtet sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Zelensky. Autoritetet në Moskë ende nuk kanë komentuar mbi pretendimet për sulmin e civilëve në qytetin ukrainas.

Mes 16 të vdekurve është dhe një fëmijë, me të paktën 28 ​​të tjerë që mendohet se janë plagosur.

“Të gjitha shërbimet janë duke punuar,” tha kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, duke shtuar se zjarri është vënë nën kontroll”.

Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin, kur raketat  ruse godasin një rrugë të frekuentuar me njerëz të cilët blejnë ushqime në tezgat e hapura, por dhe të tjerë që onsumojnë kafe në lokalet aty pranë.

Në rrezen e sulmit nga raketat ruse ishte tregu, një dyqan dhe një farmaci.

Një hetim për sulmin ka nisur nga prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, në ndjekje të “procedurave penale për shkelje të ligjeve të luftës”.

“Prokurorët po marrin të gjitha masat e mundshme për të regjistruar krimet e luftës të kryera nga Federata Ruse,” njoftoi organi akuzës në Ukrianë.

Zyrtarët në Rusi nuk kanë marrë ende përgjegjësinë apo autorësinë e sulmit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026