Pagesa nga xhepi në shëndetësi, OBSH: Shqiptarët paguajnë për ilaçe

12 Dhjetor 2024 | 16:06

Shqiptarët mbajnë rekord në Europë për sa i takon pagesave që duhet të bëjnë nga xhepi për shëndetësinë, që arrin në masën e 59.7%.

Drejtuesi në detyrë i zyrës së OBSH në Tiranë, Gazmend Bejtja vë në dukje se këto para shpenzohen për ilaçe, ndaj dhe përcolli rekomandimin e dikasterit më të lartë shëndetësor për rritje të financimit publik.

“Në vendet me të ardhura të mesme të ulëta shpenzime nga xhepi i zënë medikamentet dhe këtu bën pjesë dhe Shqipëria. Sa më shumë të shtohet financimi publik për shëndetësinë aq më të pakta janë shpenzimet nga xhepi, aq më të pakat janë shpenzimet rrënues për ekonomitë familjare.. Në Shqipëri jemi diku tek 3,3% i GDP,  cili është më i ulët se mesatarja e BE dhe rekomandimi I OBSH është të shkojë të paktën 4,5% e GDP të jetë financim publik dhe kjo reflektohet në uljen e shpenzimeve nga xhepi”, tha Bejtja.

Rekomandimi erdhi gjatë konferencës “Rikonceptimi i kujdesit shëndetësor – Vizion për një Shqipëri më të Shëndetshme”, organizuar nga shoqata shqiptare e përfaqësuesve farmaceutikë dhe që pjesë e së cilës ishte dhe ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu, e cila kërkoi bashkëpunim dhe të mos politizohet sëmundja.

“Jemi bashkë kur vjen puna tek sëmundja, jemi bashkë dhe e kemi ndjerë veten si partner sa herë kemi pasur problematika për të furnizuar spitalet tona, strukturat shëndetësore me medikamente jetësore”, u shpreh Koçiu.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e pacientëve vunë theksin tek trajtimi për të cilin kërkuan të jetë inovativë dhe bazuar në protokolle rigoroze.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026