Shtëpia e Bardhë publikon strategjinë për luftim të urrejtjes kundër myslimanëve
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka publikuar një strategji të shumëpritur për të luftuar urrejtjen kundër myslimanëve dhe kundër arabëve, pas një rritjeje të madhe, qysh prej nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasi.
Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Dokumenti prej 64 faqesh është publikuar vetëm disa javë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili pati vendosur ndalesë në udhëtim për banorët e disa shteteve me myslimanë myslimane, përgjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.
Në dokumentin e prezantuar janë vërejtur ngjashmëri me strategjinë për të luftuar antisemitizmin, të përpiluar nga Shtëpia e Bardhë në shtator të vitit 2023.
Strategjia është publikuar më shumë se një vit pas vrasjes së djaloshit gjashtëvjeçar Wadea Al-Fayoume, i cili është therur me thikë vetëm pse ka qenë palestinezo-amerikan.
Biden e ka quajtur këtë sulm të “neveritshëm”, ka folur për rritjen e krimeve që kanë bazë në urrejtjen kundër myslimanëve dhe arabëve, të cilat i ka quajtur të papranueshme.
“Myslimanët dhe arabët meritojnë të jetojnë me dinjitet dhe të shijojnë secilën të drejtë, ashtu sikurse të gjithë amerikanët tjerë”, ka deklaruar Biden.
“Politikat që rezultojnë me diskriminim kundër disa komuniteteve, janë të gabueshme dhe nuk na garantojnë sigurinë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni