Trump beson se nusja e tij Lara mund të vazhdojë dinastinë politike
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se gruaja e djalit të tij Eric, Lara, mund të vazhdojë dinastinë politike të familjes.
Trump e deklaroi këtë në një intervistë për revistën Time, e cila e shpalli atë personin e vitit. Lara Trump ka dhënë dorëheqjen si bashkëkryetare e Konventës Kombëtare Republikane dhe disa republikanë i kanë bërë thirrje asaj të marrë vendin e Senatit të mbetur bosh nga largimi i Marco Rubio nga Florida.
Ajo tha për AP se do ta konsideronte seriozisht nëse do t’i ofrohej pozicioni i Rubios. Nëse konfirmohet zgjedhja e Rubios në postin e sekretarit amerikan të shtetit, atëherë guvernatori i Floridës, Ron de Santis do të emërojë dikë në vendin e tij në Senat, transmeton portali Axios.
Kur u pyet nëse ai parashikon që Lara mund të vazhdonte dinastinë Trump në politikën amerikane, Donald Trump tha se ajo ishte e shkëlqyer si kryetare e Konventës Kombëtare Republikane.
Presidenti i sapozgjedhur shtoi se, kur të përfundojë mandati i tij, do të donte të linte pas njerëz jashtëzakonisht kompetentë dhe se djemtë e tij Donald Jr dhe Eric janë pikërisht të tillë.
Trump shtoi se vajza e tij Ivanka do të ishte gjithashtu një superstar në politikë, por se ajo është aq e orientuar nga familja, sa do t’ia vështirësonte shumë karrierën politike.
Ivanka Trump njoftoi në vitin 2022 se nuk planifikon të marrë pjesë më në jetën politike pasi shërbeu si këshilltare e babait të tij gjatë mandatit të tij të parë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë