Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij në Fier, arrestohet 17-vjeçari
Është arrestuar nga Policia Fier autori i dyshuari me iniciale B. D. 17-vjeç për plagosjen e të miturit me iniciale H. Xh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan 17-vjeçarin me iniciale B.D, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha”, Cakran. Konflikti midis të miturve ka nisur pasi i plagosuri me thikë H. Xh., pretendonte se autori i dyshuar, me iniciale B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.
Sa i përket të lënduarit, aktualisht ai ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti prerës (thikë), u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta