U burgos nga regjimi i Assad, amerikani largohet nga Siria! Mister fati i gazetarit

14 Dhjetor 2024 | 13:45

Ushtria amerikane njoftoi të premten se kishte transportuar nga Siria drejt Jordanisë një amerikan, i cili ishte zhdukur shtatë muaj më parë në sistemin famëkeq të burgjeve të ish-presidentit Bashar Assad dhe ishte në mesin e mijëra vetëve që u liruan këtë javë nga rebelët.

Travis Timmerman, 29 vjeç, u dërgua në Jordani me një helikopter ushtarak, sipas dy zyrtarëve amerikanë që folën në kushte anonimiteti, e që nuk mund të jepnin detaje mbi operacion në vazhdim.

Është e paqartë se ku do të vendoset më pas zoti Timmerman. Ai falënderoi ata që e shpëtuan, por u tha zyrtarëve amerikanë se do të donte të qëndronte në rajon, sipas një personi në dijeni të çështjes, i cili nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht.

Zoti Timmerman u arrestua pasi kaloi në Siri ndërsa ishte në një pelegrinazh të krishterë në një mal në qytetit libanez Zahle në qershor.

Në një intervistë të premten për agjencinë e lajmeve “Associated Press” ai tha se nuk ishte keqtrajtuar gjatë kohës që kishte qëndruar në institucionin famëkeq të paraburgimit që njihet si Dega e Palestinës, operuar nga inteligjenca siriane.

Zoti Timmerman tha se ai ishte liruar të hënën në mëngjes pasi rebelët morën kontrollin e Damaskut dhe rrëzuan nga pushteti Assadin, së bashku me një të ri sirian dhe 70 gra të burgosura, disa prej të cilave kishin me vete edhe fëmijë.

Ai shtoi se ishte mbajtur i ndarë nga të burgosurit sirianë dhe të tjerë me origjinë arabe dhe tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë amerikani tjetër që mbahej i burgosur në të njëjtin objekt.

Zoti Timmerman është nga Urbana e shtetit të Misurit.

Nëna e tij, Stacey Gardiner, tha se i kishin thënë se po e dërgonin djalin e saj në një bazë ushtarake në Jordani. Familja ende nuk ka folur me të.

Mouaz Moustafa, një aktivist i opozitës siriane me bazë në SHBA, i cili punoi me rebelët për të siguruar transferimin e zotit Timmerman, postoi në Twitter një foto të amerikanit të liruar tek qëndronte pranë një burri me uniformë ushtarake amerikane në shkretëtirën e rajonit.

“I sigurt dhe shëndoshë e mire e përsëri në duart e amerikanëve”, shkruante zoti Moustafa.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Austin Tice, një gazetar amerikan i zhdukur 12 vjet më parë, pranë Damaskut./VOA

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026