Festivali i Letërsisë Evropiane, për herë të parë në Tiranë

14 Dhjetor 2024 | 16:30

Autorja polake Margo Rejmer dhe autorja franceze Dominique Barbéris, promovuan të premten në Tiranë veprat e tyre në kuadër të Festivalit të Letërsisë Evropiane që zhvillohet për herë të parë në Tiranë.

Biseda frymëzuese dhe lexime nga dy autoret evropiane erdhën në sallën franceze të Bibliotekës Kombëtare “Sotir Kolea” ndërsa autorja polake Margo Rejmer, e cila erdhi në FELT me mbështetjen e Ambasadës polake, ndau lidhjen e saj të thellë me Shqipërinë përmes veprës së saj.

Duke reflektuar mbi librin “Balta më e ëmbël se mjalti: Zëra nga Shqipëria komuniste”, ajo tregoi sesi përpiqej të zhytej në jetët e atyre që vuajtën, rebeluan dhe mbijetuan gjatë diktaturës.

Përmes historive të gjalla dhe të papërpunuara që mblodhi, Margo përshkroi se si pa dhimbjen dhe qëndresën e tyre përmes syve të saj.

Autorja franceze Dominique Barbéris, e cila erdhi në FELT me mbështetjen e ambasadës së Francës, solli një reflektim thellësisht introspektiv mbi romanin e saj të vlerësuar “Une façon d’aimer”.

Përmes jetës së heshtur dhe melankolike të Madeleine, historia na çon në Francën e pasluftës dhe Kamerunin që po dekolonizohej, duke kapur emocionet e pashprehura të një gruaje që kërkon diçka të papërcaktuar.

FELT vazhdon sot me autorin kroat Miro Gavran dhe autorin italian Paolo Giordano, ndjekur nga një koncert unik i Musica Nova.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026