Pesë persona të vdekur pas fundosjes së anijes me emigrantë në brigjet greke
Pesë emigrantë kanë vdekur të shtunën si pasojë e fundosjes së anijes në brigjet e Kretës, ka bërë të ditur roja bregdetare e Greqisë.
Sipas saj, rreth 40 persona janë të zhdukur, ndërsa 39 tjerë janë shpëtuar.
Anija është fundosur në jugperëndim të ishullit të Kretës, kanë bërë të ditur autoritetet.
Ato janë në kërkim të zhdukurve qysh prej fundosjes së anijes në orët e para të mëngjesit.
Mediat lokale kanë thënë se disa persona janë shpëtuar me helikopterë dhe janë në kujdes intensiv në spital.
Greqia ka regjistruar këtë vit rritje prej 25 për qind të tentimeve të emigrantëve për të hyrë në këtë shtet.
Greqia është rrugë e njohur për emigrantët dhe refugjatët që synojnë të arrijnë në Bashkimin Evropian prej vendeve të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë.
Në periudhën 2015-2016 besohet se rreth 1 milion njerëz kanë arritur në brigjet greke, kryesisht me gomone.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar