Shtyhet për 6 janar seanca për Berishën, avokati: Pse SPAK ka ankimuar masën
Ka përfunduar seanca e sotme paraprake në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha. Avokati i tij Genc Gjokutaj tha para mediave se shqyrtimi do te vijojë më 6 janar për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani”.
“E njëjta histori, e njëjta vjershë. Ai foli pa referencë. Ajo që ne kërkuam ishte të na shpjegonte faktin penal, lidhjen shkakësore, cilat janë veprimet, çfarë dëmi ka , çfarë pasoje ka nëse ka dhe të na individualizonte provat për secilin subjekt në këtë çështje. Asgjë e tillë nuk ndodhi, prokurori filloi dhe mbaroi një përmbledhjen e tij dhe seanca është shtyrë për në 6 janar në orën 11:30.
Nuk pati komente për ndryshimin e masës së sigurisë. SPKA ka dorëzuar një ankim në Gjykatën e Apelit, është një ankim formal i paargumentuar sepse ato janë ezauruar si faza. Për masën e sigurisë nuk u diskutua në këtë seancë. Ne tani fillojmë përballjen tonë para gjykatës që do të jetë me dyer të hapura në prani të njerëzve dhe mediave, kështu që gjykimi i shkurtuar për zotin Berisha është i përjashtuar”,-tha Gjokutaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta