“Parashqevia kishte bërë pakt me veten”-Xhaxhiu revoltohet me “hienat” e Facebook
Gazetari Rezar Xhaxhiu ishte këtë të hënë në “People” në Euronews Albania ku ka folur për Parashqevi Simakun dhe videot e saj të cilat duket se tronditën shqiptarët. Një yll i skenës dhe muzikës shqiptare, ishte tashmë një e pastrehë në rrugët e New York-ut.
Sipas Xhaxhiut ka pasur gazetarë që e kanë ditur gjendjen e saj, por nuk kanë dashur ta bëjnë publike, pasi vetë këngëtarja ka zgjehdur ti largohet syve të publikut. Xhaxhiu tha se tashmë rasti i saj po përdoret e po përdoret shëmtuar, duke marketuar dhimbjen e saj.
“Ka pasur gazetarë që kanë tentuar ta marrin në intervistë u është premtuar një gjë e tillë e në momentin e fundit Simaku nuk ka rënë dakord. Gjithsesi, vijmë te pjesa që zonja në fjalë, Parashqevi Simaku kishte bërë një pakt të sajin me veten për tu tërhequr për të mos qenë në projektorët e medias dhe të interesit qoftë të shqiptarëve në Amerikë, qoftë këtu në Tiranë.
Është një pakt që ajo ka bërë e që ne duhet ta respektojmë, por ajo që unë jam i revoltuar, jam nga hienat e rrjeteve të Facebook dhe videove të mëpastajshme. Ai djali në videon e fundit që u postua sot, Ai në mënyrë demostrative i dhuronte një diamant dhe më pas kënduan një këngë.
Këto janë veprime të sforcuara të cilat duket sikur tashmë kërkojnë ta marketojnë dhimbjen e saj. Unë mendoj se po përdoret shëmtuar. Boll është boll! E morëm vesh situatën e zonjës, na vjen keq që është katandisur kështu! Nuk është e vetmja artiste që i ka ndodhur kjo! Sigurisht që na vjen keq, por nuk është fundi i botës!”,-tha Xhaxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s
Aktori James Handy vritet me thikë në Los Angeles, arrestohet djali i partneres së tij
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 00:39 Analisti Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit
- 00:08 Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
- 00:07 Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:06 Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
- 23:42 Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon