Shqipëria si qendër e gazit të lëngshëm për Ballkanin, ministrja Balluku optimiste pas vizitës në Uashington

11 Shkurt 2020 | 19:24

“Shqipëria synon të kthehet në një qendër të shpërndarjes së gazit të lëngshëm të prodhuar në SHBA për rajoni,” lajmëroi me optimizëm në studion e Ilva Now ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, pas kthimit të saj nga Uashingtoni, ku u takua me Sekretarin Amerikan të Energjisë Dan Brouillette.

Znj. Balluku tha se vizita e saj në SHBA vërtetoi vëmendjen e Amerikës ndaj Shqipërisë dhe lidhjet strategjike mes dy vendeve, duke e cituar takimin një etapë të re. 

Pyetjes së gazetares Ilva Tare se përse SHBA i ka kthyer sytë nga Shqipëria, ministrja iu përgjigj duke thënë se lidhet gjithashtu me reflektimin 

Megjithatë ministrja pohoi se ekziston një lloj kaosi në fushën energjetike në Shqipëri ï cili lidhet me importet e shtuara, dhe vjen gjithashtu nga mungesa e qëndrueshërisë energjetike, për të cilat duhet të ngrihen burime të qëndrueshme. 

“Humbjet sot në rrjet janë amortizuar nga 46% humbje në 24% dhe synojmë 16%, u shpreh znj. Balluku. 

Ministrja dha më shumë detaje rreth planeve për ta kthyer Shqipërinë në hambar të gazit të lëngshëm.

“Flasim për shpërndarje, prodhimi bëhet në SHBA, ata kanë arritur të aksesojnë Europën Lindore, pra duke filluar nga Lituania, Polonia, Çekia, janë të gjithë tashmë klientë të tërheqjes së këtij gazi nga kontinenti tjetër dhe të përdorimit të tyre në shkallë të vogël, pra ‘’small skale’’ ne zakonisht i referohemi prodhimit për shtëpitë, prodhimit për industritë e vogla, por ndërkohë çfarë ne synojmë dhe çfarë është në interes të SHBA, dhe kjo e kthen në një marrëdhënie biznesi win-win, pra për të dy krahët që të ketë përfitime është që nësë në Shqipëri të ndërtohet një terminal për shpërndarjen e gazit të lëngshëm në zonën e Ballkanit atëherë shqipëria do të kthehet në një hap shumë të rëndësishëm,” shtoi ajo.

Një TEC gazi të lëngshëm në Vlorë

Ministrja Belinda Balluku tha në studion e Ilva Now se është diskutuar me teknikët amerikanë për pilotimin e një TEC-i me gaz të lëngshëm në Vlorë, gjë që provon se Shqipëria ka kapacitete të larta të energjisë, lidhur edhe me transmetimin e saj.

“Linjat e transmetimit sot në republikën e Shqipërisë janë linja me kapacitet të lartë, sapo po rikonstruktohen dhe disa shumë shpejt do të dorëzohen, kështu të gjitha këto e kthejnë Shqipërinë në një partner shumë interesant strategjik në fushën e energjitike për SHBA,” u shpreh znj Balluku.

“Jemi në fillimin e negociatave me një kompani të madhe ameriakane të eksplorimit lidhur me rezervat e naftës,” lajmëroi gjithashtu ministrja.

Lexoni më shumë: https://euronews.al/politike/2020/02/11/belinda-balluku-nuk-ka-arsye-per-zgjedhje-te-parakohshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021