Zelenski takime me drejtuesit e NATO dhe BE për garancitë e sigurisë për Ukrainën

19 Dhjetor 2024 | 07:18

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski pati bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe udhëheqës të tjerë evropianë të mërkurën, me synimin për të marrë ndihmë të menjëhershme për të forcuar përpjekjet e Kievit në luftë dhe për të diskutuar garancitë afatgjata të sigurisë.

Presidenti Zelenskiy u tha gazetarëve se bisedimet e së mërkurës në Bruksel dhe një diskutim me 27 udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të nesërmen, ishin “një mundësi shumë e mirë për të folur për garancitë e sigurisë për Ukrainën për sot dhe për nesër”.

Ndërsa udhëheqësit evropianë këmbëngulin se po fokusohen në nevojat urgjente të Ukrainës, disa zyrtarë kanë filluar të diskutojnë se si të garantojnë sigurinë e vendit pasi lufta të ndalet, përfshirë me mundësinë e vendosjes së forcave evropiane.

Duke postuar më vonë në rrjetin X, Presidenti Zelenskiy tha se ai dhe zoti Rutte patën një “takim të rëndësishëm dhe shumë thelbësor” duke u fokusuar tek “forcimi i mbrojtjes ajrore për Ukrainën dhe sigurimin e besueshmërisë së paqes për të cilën po punojmë kolektivisht”.

NATO “do të bëjë gjithçka për t’u siguruar që Ukraina të jetë sa më e fortë që të jetë e mundur, kur të kthehemi drejt diplomacisë më aktive”, tha ai.

Bisedimet e së mërkurës u zhvilluan me Ukrainën në lidhje me mbrojtjen në fushën e betejës dhe pasigurinë mbi mbështetjen e ardhshme nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Presidenti i zgjedhur Donald Trump kërkon një fund të shpejtë të luftës dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Zoti Rutte tha se bisedimet do të fokusohen tek marrja e masave që Ukraina të jetë “në pozicionin më të mirë të mundshëm” sa herë që vendos të hyjë në bisedimet e paqes, duke e furnizuar me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armë të tjera për të mbështetur luftën e Kievit kundër forcave pushtuese ruse.

Zoti Rutte dhe zoti Zelenskiy iu bashkuan më vonë një grupi udhëheqësish të tjerë evropianë.

NATO-ja nuk tha se kush do të merrte pjesë në këto bisedime. Por diplomatët thanë se në bisedime do të përfshiheshin Kancelari gjerman Olaf Scholz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti polak Andrzej Duda, ministrat e jashtëm të Francës dhe Britanisë, si dhe zyrtarët e lartë të BE-së, Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026