Abuzimi me çmimet për festa, Autoriteti i Konkurrencës ndan njoftimin për qytetarët
Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se, në kuadër të angazhimit për mbrojtjen e konkurrencës dhe interesave të konsumatorëve, ka nisur monitorimin e menjëhershëm të çmimeve të produkteve të shportës ushqimore gjatë periudhës së festave të fundvitit. Ky monitorim synon të evidentojë dhe ndëshkojë çdo rast të mundshëm të abuzimit me çmimet, në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Në njoftimin për media, Autoriteti siguroi qytetarët se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhe penalizuar çdo praktikë të padrejtë tregtare që çon në rritjen artificiale të çmimeve, duke mbrojtur kështu konkurrencën e ndershme dhe interesat e konsumatorëve.
Masa të ngjashme janë marrë edhe më parë, ku në dhjetor të vitit 2022, Autoriteti gjobiti katër grosistë të miellit me një shumë prej rreth 10.6 milionë lekësh, për shkak të marrëveshjeve të fshehta që synonin fiksimin e çmimeve, duke operuar në formën e një karteli.
Autoriteti i bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast të dyshuar të abuzimit me çmimet gjatë periudhës festive, në mënyrë që të garantohet mbrojtja e konsumatorëve dhe e tregut të ndershëm. Raportimet mund të bëhen pranë Autoritetit të Konkurrencës përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta