A është rritur çmimi i bukës në Tiranë? Autorriteti i Konkurrencës nis monitorimin
Çmimi i bukës në Tiranë mbetet i pandryshuar, sipas një vëzhgimi të realizuar nga Euronews Albania. Qytetarët e pyetur deklaruan se çmimet që paguajnë për bukën që konsumojnë kanë mbetur të njëjta. Ky konstatim i qytetarëve hedh poshtë lajmet për një rritje të çmimit të bukës, duke e cilësuar lajmin si të pavërtetë.
“Jo nuk është rritur çmimi i bukës”, deklaruan për Euronews Albania qytetarët.
Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se do të nisë një monitorim për furrat dhe subjektet e tjera që mund të abuzojnë me çmimin e bukës, duke premtuar se do të hetojë për abuzime të mundshme me çmimet.
Në lidhje me kostot e energjisë, OSHE ka sqaruar se nuk ka ndryshuar tarifa për furrat e bukës, duke hedhur poshtë zërat për një rritje të çmimit të energjisë që prek këtë sektor. Skema e faturimit të energjisë për këto biznese është në fuqi që nga muaji prill dhe u dakordësua paraprakisht me përfaqësuesit e industrisë së furrave.
Për sa i përket fashës së orarit të pikut, Enti Rregullator i Energjisë ka përcaktuar këtë fashë që prej vitit 2016. Aktualisht, nga të gjitha furrat në Shqipëri, vetëm 194 subjekte janë të detyruara të respektojnë këtë tarifë në orarin e pikut.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona