OSHEE: Rritja e çmimit të bukës abuzive, energjia për furrat e bukës s’është rritur

2 Nëntor 2024 | 13:46

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar se nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, duke sqaruar se skema e faturimit për këto subjekte ka hyrë në fuqi që nga muaji prill pas marrëveshjes me vetë subjektet.

OSHEE thekson se koncepti i “orarit pik”, i vendosur që në vitin 2016 nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE), zbatohet për energjinë e konsumuar në periudha të caktuara:

1 Nëntor – 31 Mars: nga ora 18:00 deri në 22:00

1 Prill – 31 Tetor: nga ora 19:00 deri në 23:00.

Gjatë këtyre orareve, çmimi për subjektet private është 15% më i lartë. OSHEE shprehet se çdo rritje e çmimit nga furrat e bukës është e padrejtë dhe abuzive, pasi skema e tarifimit ka qenë në fuqi që nga viti 2016 dhe nuk ka pasur ankesa për këtë tarifë.

Prej prillit 2024, janë miratuar tarifa të reja për furrat e bukës, ku koncepti i orarit pik është në zbatim. Kategoritë e miratuara nga ERE përfshijnë:

Kategoria I: 7.6 lekë/kËh (vetëm furrë buke)

Kategoria II: 9.5 lekë/kËh (furrë buke + pastiçeri)

Kategoria III: 12 lekë/kËh (furrë buke + pastiçeri + bar kafe).

OSHEE thekson se çmimi i energjisë për furrat e bukës është i subvencionuar nga shteti, duke mbështetur kështu një tarifim të drejtë për prodhuesit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026