Trump tjetër ultimatum BE: Blini naftën e gazin amerikan, ndryshe ju presin tarifat

20 Dhjetor 2024 | 16:08

Vendet e Bashkimit Evropian duhet të kompensojnë deficitin e tyre madhor me Shtetet e Bashkuara duke blerë në shkallë të gjerë naftën dhe gazin amerikan.

Paralajmërimi është bërë nga presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili përmes një postimi në rrjetin e tij “Truth Social” ka deklaruar se, në rast të kundërt do të aplikojë një valë tarifash.

Nga ana e tij, Unioni është përgjigjur duke thënë se BE dhe Shtetet e Bashkuara kanë ekonomi thellësisht të integruara.

Një zëdhënës nga Brukseli ka deklaruar se, blloku është i gatshëm të diskutojë me Trump mundësitë e përforcimit të bashkëpunimit, përfshirë në sektorin energjetik.

“Aktualisht ka një nivel të lartë përputhshmërie në marrëdhëniet tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara”, ka thënë zëdhënësi.

Pak ditë më parë, presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lgarde paralajmëroi se ndryshimi i politikave tregtare nga SHBA do të prekin padyshim ekonominë e BE-së.

Në një konferencë shtypi në Vilnius, ajo theksoi se banka do të vazhdojë të shkurtojë normat e interesit, por mbetej e shqetësuar për rritjen ekonomike.

Ndërsa inflacioni në Evropë vijon të bjerë drejt objektivit prej 2 për qind, Lagarde sqaroi se tensionet me administratën e re amerikane mund të çojnë në rritje të çmimeve të energjisë dhe të mallrave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026