Salvini: Kam mbrojtur Italinë kundër emigracionit masiv, s’e jap dorëheqjen

20 Dhjetor 2024 | 19:02

Ministri italian i Transportit Matteo Salvini sot, pasi mbërriti në sallën e gjyqit në Palermo, ku po gjykohet për pengimin e zbarkimit të 147 emigrantëve nga anija e shpëtimit, tha se veprimet e tij ishin vetëm “mbrojtja” e Italisë dhe se ai nuk planifikon të japë dorëheqjen.

“Jam absolutisht krenar për atë që kam bërë, kam mbajtur premtimet e mia, kam luftuar kundër emigracionit masiv dhe cilido qoftë dënimi për mua, sot është një ditë e mirë sepse jam krenar që kam mbrojtur vendin tim. Do ta bëja sërish nga e para dhe po shkoj në sallën e gjyqit krenar për punën time”, tha Salvini.

Zëvendëskryeministri italian u tha gazetarëve të mbledhur se nuk ka në plan të japë dorëheqjen pavarësisht rezultatit dhe kujtoi se sot pritet vendimi i shkallës së parë, raporton Rai.

Nëse shpallet fajtor, Salvini mund të dënohet me gjashtë vjet burg. Salvini, i cili ishte ministër i Brendshëm në vitin 2019, u përpoq të parandalonte organizatën humanitare spanjolle “Open Arms” që të sillte 147 azilkërkues në Itali, si pjesë e politikës së tij për mbylljen e porteve për emigrantët dhe reduktimin e mbërritjeve të parregullta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026