Jemeni sulmon Izraelin, plagosen 16 persona

21 Dhjetor 2024 | 11:38

Ushtria e Izraelit ka thënë se një raketë e hedhur nga Jemeni goditi një zonë në Tel Aviv gjatë natës, duke lënë 16 njerëz të lënduar lehtë. “Sirenat ranë pak para se raketa të godiste rreth orës 4:00 të shtunën”, tha ushtria.

Ky sulm ndodhi vetëm dy ditë pasi ushtria izraelite bombardoi kryeqytetin e Jemenit, Sana, dhe qytetin port Hodieda, të cilat kontrollohen nga rebelët Huthi, duke vrarë të paktën nëntë njerëz.

Bombardimet izraelite ishin përgjigje ndaj një sulmi që rebelët Huthi e kishin kryer ndaj një shkolle izraelite me një raketë me rreze të gjatë veprimi. Rebelët Huthi thanë gjithashtu se kryen një sulm me dronë kundër një objektivi të paspecifikuar ushtarak në Izraelin qendror të enjten.

Ushtria izraelite thotë se rebelët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani, i kanë hedhur më shumë se 200 raketa dhe dronë gjatë luftës Izrael-Hamas në Gazë. Rebelët Huthi gjithashtu i kanë sulmuar anijet e mallrave në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit dhe janë zotuar se nuk do t’i ndalin sulmet derisa të arrihet një armëpushim në Gazë.

Sulmet izraelite të enjten shkaktuan “dëme të konsiderueshme” në portet e kontrolluara nga Huthi në Detin e Kuq “që do të çojnë në një ulje të menjëhershme dhe të ndjeshme të kapacitetit të portit,” tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric.

Porti në Hodeida ka qenë kyç për furnizimet ushqimore në Jemen gjatë luftës civile dhjetëvjeçare atje.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se sulmet e të dyja palëve rrezikojnë përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon dhe minojnë përpjekjet e OKB-së për ndërmjetësim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026