A do ta mbyllë dot Rama Tik Tok-un? Eksperti: Është thjesht një alibi e ngritur
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një dalje të tij publike se platforma Tik tok do të mbyllet brenda një viti në Shqipëri. Për të folur rreth kësaj çështje Tomi Kallanxhi, eksperti i IT ishte i ftuar në Euronews Albania.
Ai tregohet disi skeptik dhe shprehet mosbesues për faktin që Kryeminstri mund të marrë një vendim të tillë.
“Kjo është një alibi që do të ngrejë kryeministri sepse edhe shteti amerikan po studion një mënyrë dhe i kanë lënë afat Tik tokut deri në 19 janar për t’u shitur në një kompani amerikane, çështja është se në datë 18 janar në SHBA dekretohet President i ri Donald Trump dhe ndoshta e gjithë kjo gjë e kryeministrit është një lojë Piari dhe propagandë. Ai e ka thënë që do mbyllet por lajmi mund të dalë se do mbyllet vetëm për fëmijët nën moshën 16-vjeç. Në situatën që ne jemi unë personalisht nuk e besoj” tha Kallanxhi.
Ai gjithashtu ngre pikëpytje mbi 2 çështje për mbylljen e kësaj platforme në Shqipëri.
“A duhej të merrej një vendim i tillë që para rasteve kriminale që kanë ndodhur në Shqipëri ku janë përfshirë të mitur, dhe a vendoset vërtet mbyllja e Tik tok nga kryeminstri apo nga një gjykatë kushtetuese?”, ka thënë eksperti i IT.
Ndër të tjera ai shton se qeveria nuk ka bërë asnjë reagim ndaj mbylljes së Tik tok dhe flet mbi mënyrën se si do të vepronte ai, jo si një ekspert IT por si një kryeministër.
“Qeveria nuk ka bërë asnjë reagim kundrejt mbylljes së Tik tok. Ajo çfarë do bëja unë po të isha kryeministër është se do kisha krijuar një grup siç është AMA, duke kontrolluar gjithë televizionet. AMA e ka mundësinë dhe nuk po bën asgjë. Duhej të ishin marrë njëherë këto masat, të tentohej krijimi i një komuniteti për menaxhimin jo vetëm të Tik tok po për të gjitha mediat sociale, e në fund duhej të ishte mbyllja e saj”, tha eksperti Tomi Kallanxhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta