Kushtet e motit shkaktojnë vonesa, pezullohet lundrimi drejt Italisë
23 Dhjetor 2024 |
13:53
Porti i Durrësit po përballet me sfida të shkaktuara nga kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike në rajonin e Adriatikut. Si rezultat, ka pasur vonesa në mbërritjen dhe bregëzimin e trageteve, ndërsa disa shërbime janë pezulluar përkohësisht.
Kompanitë e lundrimit njoftojnë:
- Trageti “AF Marina”, i planifikuar për nisje mesditën e sotme drejt Barit, Itali, ka pezulluar lundrimin deri në përmirësimin e motit.
- Trageti “AF Franceska” do të kryejë lundrimin pa pasagjerë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Në port, proceset në terminalin e konteinerëve po vijojnë normalisht, ndërsa puna në terminalin e mallrave të përgjithshme dhe atë rifuzo është pezulluar përkohësisht për shkak të erës së fortë dhe reshjeve intensive.
Kompanitë e lundrimeve po monitorojnë nga afër situatën për të ndërmarrë edhe masat e nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta