Ulet ndjeshëm vlera e Bitcoin

23 Dhjetor 2024 | 14:45

Ajo ka humbur 10% të vlerës që nga e hëna e kaluar, ndërkohë që edhe kriptomonedhat e tjera kanë humbur terren.

Bitcoin ka rënë ndjeshëm përgjatë një jave. Kriptomonedha më e shtrenjtë në treg, këmbëhet me 95 mijë dollarë, duke humbur gati 10% të vlerës që nga e hëna e kaluar, ndërsa momenti i pikut u prek të premten kur këmbëhëj 93 mijë dollarë.

Që nga muaji nëntor, kur Donald Trump fitoi zgjedhjet në SHBA, tregu i monedhave dixhitale pësoi një rritje të fortë, duke cuar vlerën maksimale të Bitcoinit në 108 mijë dollarë, një rekord absolut ky që nga dita kur nisi të qarkullojë, në vitin 2008.

Rënia preku edhe kriptomonedha e tjera që ndjekin Bitconin, si Eterium, Dogecoin apo Coinbase.

Luhatjet nisën kur, Rezerva Federale në SHBA njoftoi se pret ulje të normave të interesit vitin e ardhshëm. Këto të fundit, zakonisht stimulojnë aktivitetin ekonomik, rrisin fitimet e korporatave dhe rrisin vlerën e aseteve të ardhshme si aksionet dhe kriptovalutat.

Sot vlera globale e kriptomonedhave ka arritur në 3.31 trilionë dollarë, dhe shumë vende kanë përqafuar rregullimin e tregut dixhital, përfshirë edhe administratën e presidentit Donald Trump në SHBA.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026