DASH ofron shpërblim 5 mln dollarë për kapjen e spiunëve IT nga Koreja e Veriut

13 Dhjetor 2024 | 08:29

Autoritetet amerikane ofruan sot një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacion në lidhje me një mashtrim në të cilin kompanitë amerikane punësuan ekspertë të IT-së të Koresë së Veriut, të cilët më pas vodhën sekretet e tyre tregtare dhe kërkuan shpërblim, me të ardhurat që ndihmonin programin e armëve të Phenianit.

Departamenti i Shtetit tha se rreth 130 profesionistë të tillë të IT-së iu dhanë punë nga firmat amerikane dhe organizatat jofitimprurëse midis 2017 dhe 2023, si dhe përfituan nga 88 milionë dollarë që Pheniani përdori për të prodhuar armë të shkatërrimit në masë

Sipas Departamentit të Shtetit, po kërkohet informacion për dy kompani të sanksionuara të Koresë së Veriut, Yanbian Silverstar Network Technologies me bazë në Kinë dhe Volasis Silverstar me bazë në Rusi, të cilat punësonin ekspertë të IT.

Në të njëjtën kohë, Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se kishte akuzuar 14 koreano-veriorë se kishin punuar për të dy kompanitë, si dhe i akuzuan, ndër të tjera, për pastrim parash, përgjime dhe vjedhje identiteti.

Ekspertët e IT-së që punonin nga Kina ose Rusia vodhën informacione të ndjeshme për kompanitë amerikane dhe kërkuan një shpërblim për to.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026