Kush janë 10 kampionët e anti-korrupsionit e vlerësuar nga DASH
Altin Dumani është njeriu i dytë, pas Ardian Dvoranit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësuan si kampionin shqiptar të antikorrupsionit. Kreut të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i jepet titulli kur i kanë mbetur edhe një vit nga mbyllja e mandatit në krye të SPAK.
Të njëjtin “medalje” morën edhe 9 të tjerë. Ajo që bie në sy në vlerësimin e dhënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit është se të gjithë kampionët e luftës kundër korrupsionit vijnë nga vende kryesisht të botës së tretë, Afrika, Lindja e Mesme dhe Amerikan Latine.
Për Gambia-n, një shtet i Afrikës Perëndimore e mori Marr Nyang. Ai është një asktivist i të drejtave të njeriut dhe që si angazhim kryesor të tij ka luftën kundër korrupsionit.
Një tjetër afrikan, këtë herë nga Uganda. Jimmy Ssentongo, është akademik dhe po aq mbrojtës i të drejtave të njeriut.
Nga Lindja e Mesme është Carl Irani, nga Libani. Gjykatësi kryesoi disa nga rastet më të rëndësishme të korrupsionit shtetëror në vend, atë të shpërthimin e portit të Bejrutit më 2020.
View this post on Instagram
Kampionët e luftës kundër korrupsionit në Amerikën Latine vijnë nga Panamaja dhe Kolumbia. I pari është Javier Salazar, Prokurori i Përgjithshëm dhe i dyti kapiteni, Jorge Cortes, i Interpolit që udhëhoqi forcën anti-korrupsion të policisë kombëtare në hetimin e një sërë abuzimesh me fondet ndihmëse për Covid 19.
Tre të fundit janë nga Azia. Srbuhi Galyan, Ministrja e Drejtësisë së Armenisë. Një tjetër grua, këtë here nga Azerbajxhani. Ajo është gazetare dhe ish e dënuar politike, Sevinj Vagifgizi. Kampioni i fundit për luftën kundër korrupsionit dhënë nga DASH është Didar Smagulov nga Kazakistan, që udhëheq një organizatë jofitimprurëse për çështjet e korrupsionit.

LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë