“Je krijesa më e shpifur që kam njohur”- Dëshmon në GJKKO Dumani, përplasje në gjyq
Është zhvilluar këtë të martë në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), seanca gjyqësore në kuadër të megaprocesit “Plumbi i Artë”.
Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili dha dëshminë e tij. Dëshmia u shoqërua me kundërshti të ashpra nga të akuzuarit e SPAK, të cilët e ndërprenë disa herë atë, duke krijuar situata të tensionuara në sallë.
Në kulmin e përplasjeve, i akuzuari Petrit Qoli deklaroi: “Nuredin Dumani është krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur në 53 vitet e jetës sime.”
Për të qetësuar situatën, gjykata vendosi ndërprerjen e seancës për disa minuta. Pas rifillimit, seanca vijoi nën masa të forta sigurie, ndërsa tensionet mes palëve mbetën të larta.
Nuredin Dumani, në vijimin e dëshmisë së tij foli për grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavajë dhe Durrës.
Sipas dëshmisë së Dumanit, këto grabitje janë kryer në bashkëpunim me Talo Çelën, Ilirjan Feçin, Gentian Sharrën dhe persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.
“Tek grabitja në Kavajë, Talo i ra me levë në kokë kambistit. Atij iu thye nofulla dhe nuk fliste dot. Morëm çantën, u larguam dhe më pas ndamë lekët, rreth 20 milionë.”, tha Dumani
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë